Moti, ja çfarë parashikojnë sinoptikanët për sot

Kthjellime dhe vranësira të shpeshta dominojnë motin në të gjithë territorin ndërsa reshje të pakta shiu e dëbore pritet të bien në zona të izoluara.

Pjesa e dytë e ditës vijon me kthjellime të shkurtra dhe vranësira të shpeshta në territor përjashtuar ekstremet Verilindje-Juglindje ku do të ketë reshje të përkohshme dëbore.

Kliko per me shume info

Sipas MeteoAlb, mbrëmja dhe orët e natës dominohen nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë Shqipërinë.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie me 1 – 2°C gjatë mëngjesit por orët e mesditës do të ruajnë vlera termike thuajse konstante.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke bërë që në det dallgëzimi të mbetet 2 ballë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.