Moti nesër/ Ja zonat ku do ketë borë dhe ku priten përmbytje

Nesër priten reshje në të gjithë territorin e vendit, që në shumicën e qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, ndërsa në Shkodër shumë intensive.

Në zonat 1.500 m mbi nivelin e detit, priten reshje në formën e dëborës, sipas IGJEUM.

Kliko per me shume info

Në Shkodër, Instituti i Gjeoshkencave vlerëson se rreziku nga fenomenet hidro-meterologjike është i lartë. Ndërsa Kukësi dhe Vlora vlerësohen me rrezik të moderuar. Më pak problematike, pritet situata në qarqet e tjera.

LEXO EDHE:  Thellohet skandali i tenderave të nipit të Sadri Abazit/ Flet inxhinieri: Më është keqpërdorur diploma

TEMPERATURAT

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

Në bregdet: 8 °C / 15 °C

Në vendet e ulëta: 7 °C / 14 °C

Në vendet malore: 3 °C / 10 °C.

ERA

Sot dhe nesër era pritet të fryjë e lehtë, ndërsa në bregdet dhe në zonat e larta malore mesatare deri e fortë.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here