Moti i keq , Taulant Balla tregon gjendjen në Qarkun e Elbasanit

Mot i keq që ka përfshirë të gjithë vendin ka shkaktuar një sërë problemesh. Sakaq, Sekretari i Përgjithshëm i PS njeherësh deputet në qarkun e Elbasanit tregon gjendjen e shkaktuar nga moti i keq në këtë zonë.

Balla bën me dije se aksi kombëtar Librazhd-Prrenjas është me probleme. Ndërsa jep thekson se siç kanë parashikuar meteorologët reshjet do të vazhdojnë edhe gjatë natës.

LEXO EDHE:  Vdes aktori shqiptar, ja çfarë shkroi për herë të fundit në rrjetet sociale
Kliko per me shume info

Reagimi i plotë:

Reshjet e dendura të shiut në gjithë Qarkun Elbasan, të cilat siç parashikojnë meteorologët do të vazhdojnë edhe gjatë natës, kanë shkaktuar deri në këtë moment probleme në aksin rrugor kombëtar Librazhd-Prrenjas (ku po punohet aktualisht) dhe në disa akse rrugore rurale.

Situata më e vështirë janë dëmtimet në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike kryesisht në zonat malore:

LEXO EDHE:  Gjyqi ndaj Habilajve/ Gazetari: Dëshmia e financierit do të shkaktonte temperaturë të lartë në Tiranë

në Elbasan (njësitë Labinot Mal, Gjinar dhe Zavalinë), në Librazhd (njësitë Qendër, Lunik, Orenjë, Stëblevë, Hotolisht). Punonjësit OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve.

Nesër ora 10 mblidhet Shtabi i Emergjencave të Qarkut nën drejtimin e Prefektit Maksim Malaj.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here