Moti i keq, Shkumbini del nga shtrati, pa energji elektrike disa fshatra

Aktualitet

Moti i keq që ka përfshirë vendin ka rikthyer përmbytjet në disa zona. Raportohet se lumi Shkumbin ka dalë nga shtrati dhe si pasojë ka përmbytur disa toka bujqësore në Elbasan.

Sakaq, aksi Elbasan-Përrenjas ka vështirësi në qarkullim për shkak të rënies së gurëve. Vërshimi i ujit ka shkatërruar një urë në njësinë administrative Hotolisht në Librazhd, urën e Rrethit të bardhë. Si pasojë kanë mbetur të izoluar disa banorë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërsa disa fshatra mësohet se janë pa energji elektrike në Elbasan.

ME TE LEXUARAT