Moti i keq në Tiranë, shkëputet shtylla elektrike, bllokohet rruga kryesore

Një shtyllë e energjisë elektrike është thyer ditën e sotme në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë.

Bëhet me dije se shkak janë bërë kushtet e këqija atmosferike me shi dhe erë të fortë.

Kliko per me shume info

Ndërkohë nuk raportohet për të lënduar, por prej disa minutash u bllokua lëvizja e makinave në një sens kalimi në rrugën “Imer Ndregjoni”.

Sakaq policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe bashkë me punonjësit e zjarrfikëses janë duke punuar për të zgjidhur këtë situatë sa më shpejt.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here