Moti i acartë ndryshon orarin e garave olimpike

Moti i acartë në Piong Çang, ku po mbahen Lojrat Olimpike Dimërore ka shkaktuar ndryshime në oraret e paracaktuara të garave.

Sot, erërat e forta dhe temperaturat tejet të ulëta shkaktuan shtyrjen e garës për femra në ski tre orë përpara se ajo të fillonte. Një ditë më parë u shty gara për meshkuj. Të dyja garat pritet të mbahen të enjten.

LEXO EDHE:  Shumë e lehtë për Barçën, Kupa e Mbretit i shkon Messit
Kliko per me shume info

Pavarësisht erërave të forta, amerikania Jamie Anderson mbrojti titullin e saj në garat me ski stil i lirë, gruaja e parë që fitoi medaljen e artë olimpike në këtë sport. Në vend të dytë u rendit Laurie Blouin nga Kanadaja ndërsa në të tretin Ennie Rukajarvi e Finlandës.

Kanadaja mori medaljen e artë në paraqitjen si ekip në patinazh udhëhequr nga yjet si Tessa Virtue dhe Scott Moir. Ekipi rus mori medaljen e argjendtë, ndërsa Shtetet e Bashkuara fituan bronzin.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here