Mbani çadrat me vete, ja si do të jetë moti gjatë ditës së sotme

Vranësira dhe reshje të dendura shiu e dëbore dominojnë Veriun por reshje të pakta dhe të përkohshme do të ketë në zonat Qendrore dhe Jugore.

Pasditja dhe mbrëmja mbeten me vranësira dhe reshje të konsiderueshme në Veri ndërsa vranësira të dendura por reshje të pakta do të ketë në pjesën tjetër të territorit shqiptar.

Kliko per me shume info

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten me 2°C gjatë orëve të mëngjesit por vetëm një rritje të lehtë sjell mesdita në gjithë territorin.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë, me shpejtësi mbi 65 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar në det dallgëzim mbi 4 ballë.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here