Mot i keq, bllokohen 2 makina në Zall-Bastar

Aktualitet

2 makina raportohet të jenë bllokuar në Zall-Bastar si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm që kanë përfshirë vendin.

Mësohet se 2 mjetet kanë ngelur të bllokuara për shkak se është ngritur niveli i ujit. Sakaq, një skuadër kërkim shpëtimi e Forcave të Armatosura është vënë në ndihmë të dy mjeteve për të bërë të mundur zhbllokimin e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Po ashtu është ngritur edhe një kontigjent i Forcave Speciale për tu ardhur në ndihmë dy makinave të bllokuara.

ME TE LEXUARAT