Mjekësia kinezë: Pini ujë të ngrohtë në çdo stinë

Kinezët ndryshe nga perëndimorët pinë ujë të ngrohtë në çdo stinë. Për të huajt pirja e një gote uji të ngrohtë në verën e nxehtë përbën një sfidë. Por kjo është një traditë kineze. Një dallim mes zakoneve të kinezëve dhe pjesës tjetër të botës. Nga ana tjetër edhe kinezëve u bën përshtypje se si perëndimorët pijnë ujë apo lëngje me akull, apo direkt nga frigoriferi.

Tregohen shumë histori nga të huajt që jetojnë në Kinë lidhur me këtë zakon kinez, por edhe kinezët tregojnë përvojat e tyre në vendet e tjera, lidhur me zakone që ju duken të çuditëshme. Shumë komentues janë përpjekur të gjejnë arsyet e këtij dallimi, por nuk ka një shpjegim të saktë për këtë.

Kliko per me shume info

Madje në hipotezat e ndryshme përfshihen industrializimi, zakonet ushqimore, arsye historike, cilësia e ujit e deri te mjekësia tradicionale. Prindërit kinezë këshillojnë shpesh fëmijët të mos pijnë ujë të ftohtë. Ata e shpjegojnë këtë me arsyen se uji mund të ketë bakterie ndaj duhet zier. Francezët jo rrallë pijnë ujë të ngrohtë madje preferojnë ujë të zier se sa ujë nga shishet. Edhe në SHBA prirja është thuajse e njëjtë.

“Shumica e njerëzve mendojnë se uji i shisheve është më i shëndetshëm se sa i rubinetit, por nuk është e vërtetë” thotë një studiues i Universitetit të Kalifornisë. Në një sondazh të një televizioni amerikan uji i çezmës u konsiderua si më i shëndetshëm.

Por në Kinë ndodh e kundërta. Uji i çezmës konsiderohet i pakonsumueshëm për t’u pirë, ndaj shumica e kinezëve e ziejnë atë dhe pjesa tjetër blen ujë me shishe

Sipas një të dhëne historike, një shpjegim i pirjes së ujit të ngrohtë nga kinezët i referohet kontenierëve të lashtë të ujit gjatë dinastisë Xia. Që nga ajo kohë praktikohej zierja e ujit për pirje. Ndërsa te grekët dhe egjiptianët e lashtë kontenierët përdoreshin vetëm për të ruajtur ujin. Nëse pyet një mjek tradicional kinez se përse të huajt pijnë ujë të ftohtë dhe me akull, përgjigja e tij është se ata zakonisht hanë mish viçi, qengji,peshk, proshutë, djathë dhe gjalpë. Të gjitha këto ushqime kanë përmbajtje të lartë kalorish, që sipas mjekësisë tradicionale kineze krijon fryrje dhe nxehtësi brenda trupit të njeriut. Pikërisht për të shuar këtë “zjarr” brenda organizmit të tyre, të huajt pijnë ujë të ftohtë, madje dhe me akull.

Sipas Mjekësisë Tradicionale Kineze, energjia “‘Yang’ (ku përfshihen gjërat e nxehta) përbëjnë rrënjët e trupit të njeriut. Prandaj, sipas kësaj teorie temperature e ujit të ngrohtë ngroh organizmin dhe kultivon energjinë yang në trupin e njeriut. Ndërkohë uji i ftohtë është e kundërta, pasi ai ul temperaturën e organeve të brendëshme, duke shtuar energjinë e ftohtë në trup e cila shkakton sëmundje.

Dallimi mes kinezëve dhe perëndimorëve në pirjen e ujit të ngrohtë apo të ftohtë vërehet edhe në dietën e nënave të reja. Nëse i referohemi spitaleve gjinekologjike në vendet perëndimore ato kryesisht u shërbejnë grave që sapo kanë lindur lëngje frutash të ftohta madje dhe akullore. Por në Kinë grate lehona lejohen të hanë vetëm supë të ngrohtë, qull të ngrohtë dhe aspak lëngje të ftohta apo akullore.

Gratë perëndimore që kryejnë lindje normale të fëmijëve dalin nga spitali pas 24 orësh, ndërsa ato që lindin me operacion cezarian qëndrojnë disa ditë më shumë. Kur kthehen në shtëpi atyre u vijnë të afërm dhe miq dhe nuk kanë një kujdes të veçantë. Në Kinë është thuajse e kundërta. Lehonat nuk kryejnë lëvizje të shumta, madje nuk prekin asgjë të ftohtë , qëndrojnë brenda në shtëpi, pasi kështu këshillohet në mjekësinë tradicionale. Edhe për këto zakone ka një shpjegim.

Mjekësia tradicionale kineze shpjegon dallimin Mjekësia tradicionale kineze bazohet në balancimin e gjërave, por kryesisht tek e ftohta dhe e ngrohta. Sipas një teorie tradicionale, europianët kanë kushte të brendshme trupore ” të ngrohta dhe të lagështa”.

Pikërisht kjo lloj nxehtësie e brendshme i bën europianët të priren pasj ujit dhe lëngjeve të tjera të ftohta, për tu freskuar. Të gjitha këto hipoteza të mbledhura së bashku bëjnë dallimin e dietës ushqimore mes kinezëve dhe perëndimorëve./CRI

Përfitimet nga pirja e ujit të ngrohtë

Humbje peshe

Pastron trupin nga toksinat

Ndihmon në cilësinë e zërit

Ndihmon qarkullimin brenda organizmit

Ndihmon tretjen

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.