Ministri serb Vulin kërcënon Malin e Zi: Mos dërgoni ushtarë në Kosovë, cënoni stabilitetin e Ballkanit

Kliko per me shume info

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka kërkuar prej Malit të Zi të mos dërgojë ushtarë në Kosovë, sepse në këtë formë do të cenonte marrëdhëniet me Serbinë dhe stabilitetin e Ballkanit.

Këshilli për Mbrojtjen dhe Sigurinë e Malit të Zi ka zbuluar propozim vendimin rreth dërgimit të një zyrtari ushtarak në Kosovë në kuadër të misionit paqeruajtës të KFOR-it.

Kliko per me shume info

Është paraparë përfshirja e dy oficerëve të shtabit, njëra prej të cilave do të jetë në Komandën e Misionit në Prishtinë dhe tjetri në Komandën Rajonale të Misionit në Shkup.

Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në lidhje me të, ministri serb i Mbrojtjes tha se “më e mira është që t’iu sugjeroj shtetit malazez dhe Ministrisë së Mbrojtjes, që ta mendojnë edhe një herë këtë vendim dhe mos të dërgojnë ushtarë në Kosovë”, shkruan telefgrafi.

Autoritetet malazeze, siç po e konsideron Vulin, “e dinë shumë mirë se Kosova është pjesë e shtetit serb në bazë të Rezolutës 1244 të OKB-së”.

Ministri edhe njëherë u “kërkoi autoriteteve malazeze të përmbahen dhe të mos dërgojnë oficerë në Kosovë, pasi që në kë formë po e pengojnë edhe dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës”.

Ai më tutje pohoi se në këtë formë do ta destabilizojnë rajonin tonë dhe nuk do të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes Malit të Zi dhe shtetit të Serbisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.