Ministri i Jashtëm gjerman: Njohja e Kosovës, kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Njohja e Kosovës mbetet kusht për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, deklaroi të mërkurën në Prishtinë, ministri i punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel. Këto komente ai i bëri gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, pas një takimi që zhvilluan paraprakisht.

“Nëse Serbia dëshiron të lëvizë përpara drejt Bashkimit Evropian, respektimi i ligjit është kushti kryesor, mirëpo edhe pranimi i pavarësisë së Kosovës. Ky është një kusht qëndror për ta marrë rrugën drejt BE-së”, tha Gabriel.

LEXO EDHE:  Hoxhaj: Hahn më tha se ka një vendosmëri për heqjen e vizave
Kliko per me shume info

“Një nga punët do të jetë edhe bindja e pesë vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën se një njohje e tillë ka kuptim sepse Kosova kurrë nuk do të jetë më pjesë e Serbisë”, tha ai.

“Do të ishte në interesin e të gjithëve që të gjendet një zgjidhje me Serbinë që të përfundojë çështja e njohjes. Kjo është e rëndësishme për Serbinë, përndryshe Serbia nuk do të mund të bëhet një anëtarë e BE-së. Por, në të njejtën kohë është edhe në interes të Kosovës. Kjo është një çështje ku të gjithë fitojnë”, tha kryediplomati gjerman.

LEXO EDHE:  Jeremiç: Kosova do të bëhet pjesë e OKB, premtimi i Vuçiç ndaj amerikanëve

Ai u ka bërë thirrje institucioneve vendore që të gjejnë zgjidhje për çështjen e demarkacionit në mënyrë që qytetarët e Kosovës të udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.

“Jam i lumtur që ka vullnet të zgjidhet çështja e demarkacionit me Malin e Zi, në mënyrë që ky kriter të plotësohet dhe të liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës”, theksoi Gabriel.

LEXO EDHE:  Jeremiç: Kosova do të bëhet pjesë e OKB, premtimi i Vuçiç ndaj amerikanëve

“Gjermania është një nder vendet e para që ka njohur shtetësinë e Kosovës e cila duhet të jetë krenare për arritjet e veta”, tha ai.

Gabriel e ka siguruar Haradinajn se Gjermania do të jetë një partner i qëndrueshëm i Kosovës. /REL

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here