Mimoza Shkodra flet për herë të parë për njohjen me Seldin

Lidhja mes tyre filloi muaj më parë, dhe menjëherë u spikat nga mediat.

Këngëtarët Seldi Qalliu dhe Mimoza Shkodra pushtuan kryetitujt e mediave rozë lidhur me romancën e tyre, e cila në një intervistë televizive ishte mohuar nga Mimoza.

Kliko per me shume info

Në tetor të vitit që lamë pas kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me fejesë, me ç’rast qarkulluan edhe fotografitë.

“Lidhja jonë ka filluar verës, njihemi moti që nga bashkëpunimi ”pare pare”, kemi qenë miq të mirë dhe ka qenë e shkruar që të përfundojmë si çift këtë vit.

Seldi nuk është xheloz, më mbështet në maksimun në muzikë, deri më tani nuk i pengon asgjë tek unë ndjehemi të lumtur të dy.”- tha Shkodra ekskluzivisht për Blic.

Kujtojmë se së fundmi kanë publikuar edhe projektin e tyre ”Dashni”, këngë kjo që vazhdon të pëlqehet dhe të dëgjohet akoma, ku padyshim që në të ardhmen priten edhe projekte të tjera nga dyshja në fjalë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.