Miku i Kasmit rrëfehet në Prokurori, dalin detaje të reja në dritë

Zbulohen të tjera detaje për ekzekutimin e tipit mafioz Devi Kasmit, disa ditë më parë në Tiranë.

Për vrasjen e tij ka dëshmuar në Prokurori edhe miku i Kasmit, me të cilin atë ditë kishte lënë një takim.

Kliko per me shume info

Një mik i Devi Kasmit ka thënë në Prokurori se kishte lënë takim me të ditën që ai u vra. Sipas dosjes, ai i kishte shkruar mesazh Kasmit në orën 18:06, rreth 30 minuta përpara se Kasmi të qëllohej për vdekje.

“Kasmin e njoh që në fëmijëri, jemi rritur bashkë. Atë ditë e kishim lënë të dilnim për kafe dhe e kam pritur në një lokal te Ministria e Drejtësisë, por nuk po vinte. Aty pashë në TV se kishte ndodhur një vrasje dhe u çova shkruan Panorama.

Në shtëpi mësova se ishte vrarë Devi. Unë kam dëgjuar që mund të ketë pasur konflikte me Domart Konjarin, por kur e kam pyetur Devin, më ka thënë se konfliktet me të kishin nisur në Spanjë për plagosjen, por më ka thënë se nuk kishte problem me të, pasi nuk e kishte plagosur ai”, ka thënë miku i Kasmit.

Ai ka treguar edhe për një person me kapuç, që sillej afër palestrës së Kasmit para vrasjes dhe kur Kasmi i kishte folur, i ishte përgjigjur anglisht

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here