Vrasja e Devi Kasmit në Tiranë, Mario Meshini apelon masën e sigurisë “arrest me burg”

I arrestuari, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Devi Kasmit disa ditë më parë në Tiranë, Mario Meshini ka apeluar masën e sigurisë “arrest me burg”.

Masa e sigurisë u dha nga Gjykata e Tiranës në 4 shkurt dhe Meshini u dërgua në paraburgimin 302 në kryeqytet.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, avokati i 25-vjecarit ka depozituar kërkesën në Gjykatën e Apelit duke pretenduar se klienti i tij është i pafajshëm.

 

Edhe në seancën e zhvilluar me dyer të mbyllura disa ditë më parë, Mario Meshini ka mohuar akuzën. Ai ka kërkuar të lirohet nga qelia, duke këmbëngulur se nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e Kasmit.

Në seancë 25-vjeçari ka pohuar njohjen miqësore me viktimën, por ka përjashtuar çdo përfshirje të tij në ngjarjen kriminale.

Në të njëjtën linjë ka qëndruar avokati i tij mbrojtës, sipas të cilit, akuzat e ngritura ndaj klientit të tij ishin të pabazuara. Sipas avokatit, nëse Meshini do të ishte i përfshirë në ngjarje, nuk do të përdorte motorin e targuar në emër të tij, nuk do të përdorte telefonin e tij dhe nuk do të shkonte në shtëpi pas krimit.

Por i kundërt ka qenë qëndrimi i përfaqësuesit të akuzës, i cili ka shprehur dyshime se Meshini është personi që ka nxjerrë në pritë viktimën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.