Negociatat me Greqinë, Meta i dërgon letër ‘sekrete’ Bushatit

Politikë

Presidenti Ilir Meta mësohet se i ka dërguar një letër ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushatit në lidhje me një nga debatet që tashmë ka marrë jehonë jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe saj siç është ajo e një marrëveshje ‘sekrete’ me Greqinë.

Javën e kaluar kryediplomati shqiptar kërkoi plotfuqishmërinë nga kreu i shtetit për nisjen e negociatave me Athinën për marrëveshjet e pazgjidhura mes dy vendeve, të cilat janë trajtuar në dy takimet e Bushatit me Kotzias në Kretë dhe Korçë. Burime në dijeni të ekzistencës së kësaj letre, bëjnë të ditur për Report Tv se letra e Metës është e klasifikuar “sekret”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas të njëjtit burim, në letër nuk kërkohen vetëm negociatorët, por Presidenti i Republikës kërkon të dijë nga qeveria edhe sa i takon parimeve të negociimit me palën greke sa i takon zgjidhjes së dy çështjeve të nxehta, marrëveshjes për ‘Detin’ dhe shfuqizimin e Ligjit të Luftës.Më herët u raportua në media se presidenti Meta i kishte kërkuar Bushatit përfaqësuesin e tij në tryezën e negociatave. Është e paqartë nëse letra e cilësuar “sekret” ka mbërritur në adresën e ministrit të Jashtëm, Bushati.

 

ME TE LEXUARAT