Merret vendimi në Durrës, Gjykata i hap rrugë punimeve në Veliera, lë jashtë vetëm zonën A

Aktualitet

Merret vendimi për projektin e Velierës në Gjykatën Administrative në Durrës.

Kështu, gjykata ka vendosur të pezullojë punimet në zonën A duke pranuar pjesërisht padinë e shoqërisë civile që kishte kërkuar rrëzimin e gjithë projektit. Gjykata Administrative i ka hapur rrugë vazhdimit të punimeve duke lejuar vënien në zbatim të projektit përveç zonës A.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Bashkia e Durrësit ka paraqitur projektin e ndryshuar për Velierën, nga ana tjetër shoqëria civile thotë se do e ndjekë cështjen deri në Strasburg.

Mesa duket, Bashkia e Durrësit ka mundur të ruajë ndërtimin e paligjshëm duke e modifikuar projektin e duke lënë jashtë zonën Arkeologjike A. Veliera është cilësuar nga studiues, arkeologë e historianë si projekti që do të fundosë Durrësin arkeologjik.

 

ME TE LEXUARAT