Merkel: Në krye të Gjermanisë deri në 2022-shin

“Të dhimbshme por të pranueshme” e konsideron Angela Merkel, marrëveshjen e të mërkurës me socialdemokratët për koalicionin e madh që do të qeverisë Gjermaninë 4 vitet e ardhshme.

Në një intervistë për televizionin publik ZDF, Merkel tha se synon që mandatin e saj të katërt ta çojë deri në fund. Sipas saj, kristiandemokratët u bënë socialdemokratëve një lëshim të madh duke u dhënë Minstrinë e Financave dhe këtë, për hir të nxjerrjes së vendit nga kriza dhe shmangien e zgjedhjeve të parakohshme.

Kliko per me shume info

Por nëse anëtarësia socialdemokrate nuk miraton marrëveshjen përfundimtare, në votimin që pritet të zhvillohet në fillim të marsit, Merkel tha se ishte e gatshme të kandidonte sërish për postin e kancelares në zgjedhjet e reja të përgjithshme.

Kritikët e brendshëm të partive respektive akuzojnë Merkelin dhe Schulzin për pazare me koalicionin e madh. Madje Schulz u detyrua të heqë dorë nga propozimi për të qenë ministër të jashtëm po ashtu është pezulluar nga kryesimi i socialdemokratëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here