Mendoni se ju takon ndihmë ekonomike? Ja si mund të përfitoni

Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Bardhylka Kospiri, ka reaguar pas akuzave të PD për familjet e përjashtuara nga skema e ndihmës ekonomike. Në një deklaratë për mediat, Kospiri ka sqaruar se reforma në skemën e ndihmës ekonomike është një risi që kapërcen kufijtë e përjashtimit dhe targeton më të varfrit, duke i dhënë pagesën e ndihmës ekonomike atyre që kanë vërtet nevojë.

“Kjo skeme e re ka në bazë të saj vetëdeklarimin nga familjet aplikuese para administratorit vetëm me një mjet identifikimi, të dhënat e të cilëve hidhen në një sistem elektronik dhe kalojnë në një proces verifikimi me sistemet e tjera online, të Tatimeve, Zyrës së Punësimit, të Hipotekave, Drejtorisë së Transportit, Sigurimeve Shoqërore, etj; për vërtetësinë e tyre. Procesi me pas vijon me verifikimin e situatës në terren”, tha ajo.

LEXO EDHE:  'Një skandal i madh do të shpërthejë, ja kush fshihet pas aleancës së ‘Bijëve të k...’
Kliko per me shume info

Por sipas zëvendësministres mund të ketë familje të cilat për shkak të mosarritjes së pikëve në sistem, nuk janë përfshirë në skemën e re edhe në rastet kur nuk janë abuzues.

“Duke qenë se procesi është ende i hapur, po analizojmë shkaqet e mospërfshirjes së këtyre familjeve, ku nuk përjashtohen edhe gabimet në aplikime, ndaj, për këtë arsye, do të rivlerësohen edhe njëherë këto raste, përmes sistemit elektronik dhe verifikimeve në terren”, tha zv.ministrja.

LEXO EDHE:  Xhaxhai i Arditit kërcënon me jetë Veliajn: Do mbjell unë pemë mbi ty

Sipas Kospirit nëse familjet në nevojë të cilat nuk plotësojnë kriteret për të qenë pjesë e skemës sipas sistemit elektronik, do të kenë mundësi të përfitojnë nga fondi i ndihmës ekonomike që tashmë bashkitë kanë marrë për t’i mbështetur këto familje.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here