EMRI – Zbulohet kompania që drejtonte biznesmeni i vrarë në tunelin e pallatit në Tiranë

Kliko per me shume info

Memli Begalla, 64 vjec, i vrare mbremjen e te merkures ne Tirane mesohet se eshte biznesmen i njohur ne Tirane. Ai ka ne pronesi kompani me aktivitet ne energjitike dhe turizem.

Viktima rezulton pronar i kompanisë LAB – AB, e krijuar në 07.03.2016 me objekt: Aktivitet në fushën e turizmit, energjetikës, ndërtimit, import eksport, prodhim dhe eksport të industrisë ushqimorë etj.

Kliko per me shume info

Policia ne nje informacion ne lidhje me vrasjen, ka theksua se rreth orës 21:00, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Nikolla Tupe” ne sheshin mes pallateve një shtetas ndodhet i shtrirë në toke. Vrasja mesohet se ka ndodhur ne nje parkim te nendheshem poshte pallatit.

Sipas policise, menjeherë në vendgjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe ambulanca ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se eshte vrare ne arme zjarri shtetasi Memli Begalla, rreth 64 vjeç.

Burimet thane se eshte ngritur nje grup i posaçem hetimor dhe jane ngritur pika kontrolli ne disa akse rrugore.

Policia ka shoqeruar disa persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e hetimit. Po punohet per sigurimin e provave te vlefshme për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe zbardhjen e autoresise se saj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.