Mediat greke shkruajnë për vrasësin e Devi Kasmit: Jeton në mal, trafikoi kokainë, punoi roje ambasade

Autori i dyshuar i vrasjes se Devi Kasmit, gjatë kohës kur shërbente në polici, ka punuar edhe në stafin e sigurisë së ambasadës shqiptare në Athinë. Gazeta greke “To Vima”, në një shkrim ka zbardhur edhe disa detaje të së shkuarës së shtetasit grek Eftimiu Eftimius.

Në një kohë kur hetimet vazhdojnë ende në Shqipëri lidhur me vrasjen e Devi Kasmit në kryeqytet, mediat greke kanë publikuar detaje për të dyshuarin kryesor, Eftimiu Eftimius, i cili ka shërbyer në vendin fqinj si efektiv i forcave speciale për dy dekada. Gazeta greke “To Vima”, bën me dije se 43-vjeçari ka punuar dhe si roje në ambasadën shqiptare në Greqi. Gjithashtu ne shkrim thuhet se në të shkuarën ai është përfshirë në trafik ndërkombëtar të drogës.

LEXO EDHE:  Zyrtare, kërkohet ngritja e bazave ushtarake të SHBA e NATO-s në Shqipëri
Kliko per me shume info

“I dyshuari si vrasës me pagesë jeton në një fshat malor të Artës dhe është përfshirë në një rast të trafikimit të 6 kg kokainë nga Kolumbia në Aeroportin e Frankfurtit në vitin 2009. Një rrjet i gjerë i trafikimit dhe shpërndarjes së drogës u zbulua në maj 2016 në rajonin e Artës”, shkruan media greke.

LEXO EDHE:  Lajm i Fundit, grabitet me armë argjendaria në Durrës

“To Vima”, njofton se Eftimius është akuzuar së bashku me 20 persona të tjerë, shumica shqiptarë, për përfshirje në trafik kokaine. “Themis” siç njihej ai në rrethin kriminal, u dënua me 4 vite burg për posedim droge. Megjithatë ishte lënë i lirë pasi një dëshmitar u shpreh se drogën e kishte për përdorim personal.

Pas lirimit, 43-vjeçari erdhi në Shqipëri ku dyshohet se ndërtoi lidhje të forta me mafian lokale, sipas “To Vima”. Duke iu rikthyer dhe njëherë vrasjes së Kasmit, kjo media thekson se shqiptari i ekzekutuar kishte krijuar armiqësi në Francë dhe Spanjë me grupe të tjera kriminale të trafikut të drogës

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here