Mediat greke i “çjerrin” maskën kryeministrit të Shqipërisë, Rama tradhtoi atdheun, shiti detin

Politikë

Tashmë shitja e detit është fakt zyrtar. Edhe pse qeveria shqiptarë është munduar ta trillojë këtë ngjarje, duke u ndihmuar edhe nga homologët grekë, janë pikërisht mediat helene ato që kanë nxjerrë edhe njëherë në shesh të vërtetën.,

Ashtu siç edhe kishte paralajmëruar ish-kryeministri Sali Berisha, Shqipëria i ka falur Greqisë fushat e naftës dhe gazit që ndodhen në detin Jon, fakt ky i konfirmuar sot edhe në një shkrim të energystress.gr.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Lajmi është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në Facebook;.

Ja çfarë shkruan ish-kryeministri:

Del e vërteta!! Edvin Rama tradhtar i kombit!!

Shtypi grek i çjerr maskën e tradhëtisë kombëtare Edi Ramës.

Rama i fali Greqisë fushat më të mëdha të naftës dhe gazit në Jon dhe Mesdhe, shkruan "energypress.gr ", duke i falur blloqet 1 dhe 2 Greqisë kurse Shqipëria merr krundet dhe llogjet!

Pas një trillimi grek se marrëveshja e mëparshme ka patur disa gabime metodologjike, gazeta greke e specializuar fushën e energjisë informon pikërisht atë që kemi denoncuar këto javë disa herë, pra faljen nga Rama të fushave më të mëdha të naftës dhe gazit në Jon dhe Mesdhe.

Kështu gazeta shkruan se "Në këmbim, zyrtarët shqiptarë nuk mund të ngrenë pretendime lidhur me hidrokarburet në zonën e ndarjes kontinentale pranë ishujve Othoni dhe Erikousa, të vendosur në veri të Jonit”, (pra për blloqet 1 dhe 2 të naftës), vazhdon argumentin e tij ky portal. Dhe se “Drejtuesit e qeverisë greke kanë shprehur besimin se problemi i së shkuarës, që vinte prej kundërshtimit të Shqipërisë kundër aktivitetin të Greqisë për nxjerrjen e naftës në rajon, tashmë, me nënshkrimin e marrëveshjes nuk do të përsëritet. Blloqet 1 dhe 2 janë përfshirë në një paketë greke prej 20 blloqesh dhe janë tenderuar në vitin 2015.”

Të dashur miq, kjo është e vërteta lakuriq e marrëveshjes së tradhëtisë së lartë kombëtare të Edvin Kristaq Ramës. Ju bëj thirrje shqiptarëve të pregatiten për të mbrojtur me të gjitha mjetet integritetin territorial të Shqipërisë dhe për ti ofruar skëterrën që meriton Edvin Kristaq Ramës për aktin e tij të tradhëtisë së lartë kombëtare.

Lexoni më poshtë një paraqitje më të zgjeruar të artikullit të "energystress.gr", që fakton pikë për pikë ato që kemi deklaruar disa herë për këtë aferë antikombëtare të Edvin Kristaq Ramës! sb

“Marrëveshja për detin është mbyllur. Rama fali naftën dhe gazin, blloqet 1 dhe 2 në Jon i merr Greqia.

Sërish publiku shqiptar njoftohet nga mediat greke, se për çfarë kanë rënë dakord ministra e Jashtëm të Greqisë dhe Shqipërisë në kuadër të një marrëveshje të madhe mes dy vendeve, por që sipas fakteve që po zbulohen në thelb ka vetëm burimet e mëdha të naftës dhe gazit në detin Jon. Lajmet vijnë ose nga ministri i jashtëm Kotzias, ose nga media pranë qeverisë të vendit helen.

Kështu ndërkohë që brenda vendit tonë vazhdon debati dhe tymnaja njëkohësisht për çështjen e marrëveshjes së detit, media greke e specializuar për energjitikën dhe burimet e naftës dhe gazit, "energypress.gr", zbulon për herë të parë marrëveshjen, të cilën ajo e konsideron, “të mbyllur përgjithmonë”.

Në një artikull të saj thuhet, se tashmja është fakt i kryer dhe përfundimtare, marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ri-demarkacionin e ZË (Zonave Eksluzive Ekonomike).

Ndryshe nga sa pretendon kryeministri Rama dhe ministri i Jashtëm Bushati, ky zhvillim sipas gazetës është drejtpërdrejt i lidhur me interesin për kërkimin e hidrokarbureve, në bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon.

Mësohet se pala greke ka pranuar se përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike me marrëveshjen e kaluar ka qenë nga ana metodologjike pjesërisht i gabuar, një pikëpamje e mbështetur nga Shqipëria deri tani dhe që mori formë juridike edhe nga Gjykata Kushtetuese. Pranohet gjithashtu, se gjiret e brendshme duhet të konsideroheshin si "të mbyllura", për të aplikuar dispozitën përkatëse të Konventës së Detit.

Por në shkëmbim të kësaj, njofton "energypress.gr", pala shqiptare ka hequr dorë nga pretendimet apo ankesat në lidhje me shelfin kontinental të ishujve Othonoi dhe Erikoussa, i cili është i një rëndësie të veçantë në lidhje me kontestin greko-turk mbi Kastelorizon.

Kujtojmë se blloqet 1 dhe 2 në detin Jon u tenderuan nga qeveria greke në korrik 2015. Për bllokun 2 në Veri të detit Jon u nënshkrua vitin e kaluar kontrata me konsorciumin - TOTAL- HEP - EDISON.

Media greke thotë gjithashtu se historia e ndarjes së Zonave Ekslkluzive Ekonomike me Shqipërinë ka kaluar mes shumë debatesh ne kohë të ndryshme, por pas marrëveshjes së fundit të arritur mes qeverive Rama dhe Tsipras, e cila do të shpallet zyrtarisht së shpejti kjo çështje konsiderohet e mbyllur, njëherë e përgjithmonë.”

ME TE LEXUARAT