Mediat e Athinës zbulojnë prapaskenën: Pakti Shqipëri-Greqi për detin është firmosur

Kliko per me shume info

Media greke “Energypress” ka publikuar një artikull ku shkruan se mes Shqipërisë dhe Greqisë është arritur marrëveshja përfundimtare për detin dhe së shpejti pritet një deklaratë nga dy qeveritë.

Sipas saj marrëveshja do të implementohet shumë shpejt dhe Greqia do të nisë kërkimin e hidrokarbureve në bllokun detar 1 dhe 2 në Jon.

Kliko per me shume info

Në të kaluarën Shqipëria ka reaguar ashpër ndaj çdo pretendimi për kërkime në këto dy blloqe për të cilat vendi i konsideron pjesë të territorit të saj detar vijon shkrimi.

Marrëveshja mes qeverisë greke dhe Tiranës vjen pas pranimit të disa gabimeve që kanë ekzistuar deri tani në vendosjen në hartë të zonave eksluzive ekonomike, thuhet nga burime zyrtare greke.

Si pasojë e kësaj, zyrtarët shqiptarë nuk do të kenë mundësi të kundërshtojnë më pretendimet greke.

Zyrtarë të qeverisë greke u shprehen optimist se problemet e së kaluarës, nga kundërshtimet e shqipërisë ndaj aktivitetit grek për kërkimin e hidrokarbureve në rajon, nuk do të përsëriten më pas firmosjes së marrëveshjes në fjalë./ABCNews

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.