“Më vodhën makinën në mes të ditës, ndërsa ajo që më tha shefi i policisë më la pa mend”

Denoncimi i një qytetari nga Durrësi është publikuar ngai ish-Kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale. Qytetari tregon sesi iu vodh makina në mes të ditës në Durrës, por që trondit është situata e krijuar me policinë e shtetit.

“Kjo është narkopolicia që duam”, shkruan Berisha në rrjetin social, duke postuar edhe denoncimin e qytetarit dixhital.

Kliko per me shume info

Postimi i ish-Kryeministrit:
Kjo është narkopolicia që duam!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Z.berisha ju pershendes! Desha te denoncoj ketu ne faqen tuaj nje fakt skandaloz! Para nje jave ne oren 12 te drekes ne sektorin hekurudha plazh durres mua me vodhen nje makine tip benz 270 te kunatit tim te cilin e kisha parkuar ne rruge kryesore.

Njoftova policine e aty me erdhi nje polic i lodhur me uniforme i cili me mori gjeneralitetet. Une i thashe qe dua te firmos ndonje deklarate ndersa polici ne tha hajde nje here pas ca ditesh se kemi shume pune!

Shkova te nesermen dhe kerkova shefin e krimeve te zones nje trup i gjate pak qeros te cilin pasi e prita qe nga ora 08.00 e takova ne zyre ne oren 14.00 per ti dhene deklarate.

Ky zoteria qe mbante era raki me tha tekstualisht “ o cun ne durres vidhen 5 benza ne dite, po ler gjeneralititet tuaja dhe te makines dhe ik,se po gjetem gje do te njoftojme ne” !!

Turp i madh o doktorr se po shikoja kte ministrin thinjosh dhe mashtrues te edi rames qe thonte ne durres policia ka bere namine ka godit bandat kriminale!respekte dhe jete te gjate doktor”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.