McAllister: Kosova kusht për anëtarësimin e Serbisë në BE

Kosovë&Rajon

Europarlamentari dhe raportuesi për Serbinë në PE, David McAllister, deklaroi se pranimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor varet nga plotësimi i kritereve “juridike, politike e ekonomike”.

Të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor mund të anëtarësohen në BE vetëm nëse vitet në vijim zbatojnë reformat e parapara, deklaroi raportuesi për Serbinë në PE, David McAllister, njoftojnë mediet serbe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndërkaq lidhur me kohën se kur mund të anëtarësohen vendet e Ballkanit Perëndimor, raportuesi për Serbinë në PE, McAllister, deklaroi se “kjo varet se sa kanë zbatuar reformat në drejtësi, poltikë dhe ekonomi, që janë njëherit edhe formula tashmë të njohura të Brukselit”.

Tutje, ai theksoi se “vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të luftojnë korrupcionin, krimin e organizuar dhe të bëjnë më shumë për lirinë e medieve”.

Ndërkaq, lidhur me anëtarësimin e Serbisë në BE, siç njofton gazeta Velt, kjo varet nga arritja e rezultateve në dialogun Kosovë-Serbi, për normalizimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, duke theksuar se ky është një rast historik që e ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor të lidhen ngusht me BE-në, transmeton RTK.

Po kështu në “Velt” bëhet e ditur se probleme të ngjashme kanë edhe Serbia e Mali Zi, të cilat duhen zgjidhur deri më 2025, që të jenë gati për anëtarësim në BE.

ME TE LEXUARAT