EMRI/ U gjet i mbytur në kanal, policia zbardh shkakun e vdekjes së 26-vjeçarit

Aktualitet

Një 26 vjeçar është gjetur i pajetë në fshatin Barbullush nga kalimtarët në një kanal kullues. Trupi i të riut u dërgua në Morgun e Spitalit Rajonal Shkodër, ndërsa nga këqyrja paraprake mjeko-ligjore, në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhunë.

Policia thotë se Ramazan Bruli nuk ka pasur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Nga këqyrja paraprake mjeko-ligjore, në trupin e viktimës nuk konstatohen shenja dhune apo të ndonjë faktori tjetër të jashtëm. Nga deklarimet e marra, rezulton se viktima nuk ka pasur konflikte të hapura me persona të tjerë, por kishte probleme mendore dhe ishte përdorues alkooli, ku dhe dyshohet se shkak i vdekjes është mbytja në ujë”, deklaron Policia.

Do të jetë ekspertiza e plotë mjeko-ligjore, që do të përcaktojë shkakun e vërtetë të vdekjes së 26-vjeçarit.

ME TE LEXUARAT