‘Mbyllni gojën’, Marin Mema i kthen përgjigje presidentit grek: S’ta kemi frikën!

Kliko per me shume info

Gazetari Marin Mema, përmes një shkrimi në rrjetet sociale i kthen përgjigje presidentit grek Prokopis Pavlopuls, i cili mbrëmë lëshoi disa deklarata të ashpra për Shqipërinë dhe çamët në veçanti.

Mema, i cili është shpallur person i padëshiruar në Greqi për shkak të dokumentarëve të realizuara në zonën e çamërisë, shprehet se shqiptarët nuk do ta mbyllin kurrë gojën për atë që iu takon.

Kliko per me shume info

Reagimi i plotë:

I nderuar zoti President i Republikës Greke Prokopis Pavlopulos ju kërkuat sërisht me tone aspak diplomatike që shqiptarët të mbyllin gojën, por kjo nuk ka për të ndodhur!!

Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë asgjë që nuk na takon !! Historinë nuk e kemi rrëmbyer dhe as do ta rrëmbejmë !! Nuk duam ekstreme dhe aq më pak kuptojmë ekstremët folklorikë qe mbyllin shkollat shqiptare në Kretë !! Ju lutem zoti President behuni europianë , lërini kërcënimet sepse ju garantoj nuk pijnë ujë tek ne!!

Ju flisni me shpoti e kërcënoni një vend fqinj, por harroni se ky vend nuk ka frikë nga gazetarët siç keni ju !! Ne jemi të hapur sepse s’kemi asgjë për të fshehur e aq më pak për të pasur frikë, e për më tepër ju siguroj nuk do të pranojmë askënd cilido qoftë ai të falë atë që nuk falet !! Ju zoti President keni frikë nga e vërteta e kjo nuk është europiane !!! Tani vendosni kush janë europianët dhe frikacakët e vërtetë zoti President ?! Ne sigurisht jo, ju gjeni vetveten !!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.