Mbyllet seanca e tensionuar/ Rama anulon fjalimin, ikën pa thënë asnjë fjalë

Kliko per me shume info

Është mbyllur senaca e sotme plenare e zhvilluar në kushte të pazakonta.

Opozita protestonte, ndërsa mazhoranca miratoi mes kaosit, ligjin që i hap rrugë negociatave për aeroportin e Vlorës me kompanitë turke.

Kliko per me shume info

Stafi i kryeministrit njoftoi se Rama do të fliste përpara selisë së parlamentit, por pasi ka qendruar në këmbë disa minuta i shoqëruar nga deputete e tij, Rama është larguar pa mundur ta japë prononcimin.

Duket se shkak janë bërë deputetet e opozitës të cilët po ashtu qendronin përpara parlamentit dhe prania e tyre duket se shërbeu si presion, ndaj Rama u largua pa dhënë asnjë fjalë për ditën e sotme.

Opozita mbajti të bllokuar për mbi 3 orë foltoren e parlamentit, duke i rënë tavolinave dhe duke thirrur “hajdut, kriminel”. Gjithçka nisi kur kreu i grupit Edmond Spaho foli per ekstradimin e paligjshem te Nezar Seitit. Ruci i hoqi fjalen me argumentin se ishte jashte rendit te dites. Me pas Ruci e perjashtoi Spahon, ndersa opozita protestoi gjate gjithe seances.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.