Mbi 20 mijë familje u hoqën nga skema e ndihmës ekonomike, PD kërkon Ramën në mocion me debat

Politikë

Partia Demokratike dorëzoi të martën në Kuvend kërkesën për mocion me debat me Kryeministrin Edi Rama, sipas PD për heqjen nga skema e ndihmës ekonomike të më shumë se 20 mijë familjeve ekstremisht të varfra në të gjithë vendin.

Partia Demokratike pretendon se përjashtimi është abuziv, i bërë në proçedura aspak transparente, në tejkalim të përcaktimeve ligjore dhe, me shumë gjasë, në kushtet e ndjekjes penale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Partia Demokratike e kërkon debatin me kryeministrin për këtë çështje që në seancën e së enjtes, sepse nga kontaktet direkte, qindra kryefamiljarë kanë thënë për PD se nuk kanë para për bukë në kuptimin e parë të fjalës.

“Situata e verifikuar deri më tani është shkaktuar prej papërgjeshmërisë së qeverisë dhe ka rënduar gjendjen e këtyre familjeve në kufijtë e një drame njerëzore dhe të një emergjence kombëtare, pasi ndihma ekonomike është e vetmja mundësi mbijetese për ta”, thuhet në kërkesën e Partisë Demokratike.

ME TE LEXUARAT