Masakra në shkollë, Trump kritikon ashpër FBI-në: Janë të zënë me politikë

Bota

Presidenti Donald Trump kritikoi FBI-në që injoroi "sinjalet" para se një 19 vjeçar të kryente një sulm masivë me armë në një shkollë të mesme në Florida javën e kaluar.

Përmes një postimi në Twitter presidenti tha se ishte “për të ardhur keq që FBI-ja nuk ndoqi sinjalet e dërguara për autorin e sulmit në Florida. Kjo është e papranueshme”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ata po shpenzojnë shumë kohë në përpjekjet për të provuar se pati bashkëpunim mes rusëve dhe fushatës Trump – nuk pati bashkëpunim. Kthejuni punës dhe na bëni krenar!”

Të premten, FBI-ja pranoi se nuk veproi pas një raportimi për autorin e sulmit para se ai të hapte zjarr dhe të vriste 17 vetë në shkollën e mesme Marjory Stoneman Douglas.

FBI tha se një i person i afërt me autorin e sulmit Nikolas Cruz i kishte lënë informacion më 5 janar për dëshirën e adoleshentit për të vrarë njerëz dhe detaje të tjera shqetësuese.

Prokurori i Përgjithshëm, Jeff Sessions urdhëroi një shqyrtim të menjëhershëm se si Departamenti i Drejtësisë dhe Byroja Federale e Hetimeve përgjigjen ndaj paralajmërimeve për vrasësit e mundshëm masivë.

ME TE LEXUARAT