Masakra gjatë koncertit në Rusi, ja kush ishin objektiv

Bota

Një sulm me armë ka ndodhur ditën e sotme në Rusi. Nga raportimet e para mësohet se nga sulmi me armë janë shënuar katër të vrarë dhe katër të plagosur.

Sipas Russia Today, viktimat  janë katër gra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njerëzit festonin fundin e festivalit rus të Maslenitsa, që shënon fillimin e Kreshmës për të krishterët ortodoksë në Rusi.

Një dëshmitare okular, tha se ngjarja ndodhi pikërisht përpara një kishe të krishterë.

“Kishte shumë njerëz aty, nëna me fëmijë të vegjël, njerëz të moshuar. Unë besoj se Perëndia na shpëtoi, duke mos lejuar që ky njeri të hyjë brenda kishës “, tha dëshmitarja.

Ajo shtoi se agresori u vra ndërsa po përpiqej të ikte nga skena.

Russia Today gjithashtu raporton duke thënë se njeriu i armatosur kishte një bashkëpunëtor një femër që iku para fillimit të shtënave.

ME TE LEXUARAT