Masakër në SHBA, 19-vjeçari vret 17 persona në një gjimnaz

Një ngjarje e rëndë ka tronditur SHBA-në ditën e djeshme, ku 17 persona mbetën të vrarë në një gjimnaz në Parkland Florida. Mësohet se autori i dyshuar i kësaj masakre është një 19-vjeçar ish-nxënës i përjashtuar nga kjo shkollë. Përpara se ai të qëllonte mbi viktimat ka aktivizuar alarmin e zjarrit duke shkaktuar kaos në shkollë.

Nxënësit u detyruan të fshiheshin nëpër klasa, ndërkohë që policia rrethoi ndërtesën.

Kliko per me shume info

Zyrtarë të policisë thanë se Cruz kishte një pushkë dhe “një numër të madh revistash”.

Të shtënat me armë nisën jashtë shkollës, ku 3 persona u vranë. Më pas 19-vjeçari u fut brenda ku vrau 12 persona të tjerë.

2 persona humbën jetën në spital.

Me ngritjen e alarmit, policia nisi të evakuonte nxënësit duke marrë me radhë ndërtesat. Pamjet e publikuara në internet tregojnë studentët që po evakuoheshin në grupe të vogla, ndërkohë që policia patrullonte perimetrin e shkollës.

Teksa e gjithë ngjarja zhvillohej, një video e kapur nga helikopteri tregonte një person që vihej në pranga dhe futej në makinën e policisë.

Në mediat amerikane raportohej për një numër të madh prindërish që ishin mbledhur jashtë perimetrit të vendosur nga policia.

Dëshmitarë të shumtë që ndodheshin brenda ndërtesës raportuan për media të ndryshme se përpara se të nisnin të shtënat me armë kishte rënë alarmi i zjarrit.

Një prej studentëve të evakuuar nga shkolla, duke folur për CBS tha se fillimisht kishin menduar se nuk bëhej fjalë për asgjë serioze, e se ishte një lloj stërvitjeje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here