Marrëveshja Xhafaj-Marku, reagon Rama: Akt injorance i mbushur me lajthitje

Ditën e sotme në Prokurorinë e Përgjithshme u nënshkrua marrëveshja me ministrinë e Brendshme në funksion të Planit të Veprimit për luftën kundër krimit të organizuar mes kryeprokurores Arta Marku e ministrit Fatmir Xhafaj.

Sakaq ka reaguar Luan Rama i LSI i cili e cilëson këtë marrëveshje një akt injorance të mbushur me lajthitje gjuhësore, logjike e juridike, siç shkruan ai.

Kliko per me shume info

“Mjafton të lexosh vetëm objektin e marrëveshjes të cituar me lart, dhe do te gjesh menjëherë kundershtinë e saj me Kushtetutën.

Sepse krimi i korrupsionit në bazë të Kushtetutës dhe paketës së ligjeve të reformës në drejtësi është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore, të cilat sipas nenit 148, pika 4 të Kushtetutës janë të pavarur nga Prokurori i Pergjithshëm!

Pra, ç’punë ka Prokurori i Përgjithshëm, dhe aq me pak Ministri i Brendshëm me luftën kundër korrupsionit, që është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme?!

LEXO EDHE:  4 kuksianë në burg, reagon ashpër Monika Kryemadhi: Beteja e tyre është beteja jonë!

Marrëveshja është në kundërshtim flagrant e të hapur me Kushtetutën!”, shkruan Ramma i LSI.

REAGIMI I PLOTË I LUAN RAMËS:

Marrëveshja mes Prokurorisë së Përgjithëshme dhe Ministrisë së Brendshme, në kundërshtim me Kushtetutën!

Akt injorance i mbushur me lajthitje gjuhësore, logjike dhe juridike!

Eshtë shitur si një ngjarje e rëndësishme marrëveshja e nënshkruar sot mes Prokurorisë së Përgjithëshme dhe Ministrisë së Brendshme, e cila ka për objekt ( citoj sipas origjinalit të marrëveshjes): “hetimin e specializuar, të shpejtë, të gjithanshëm të grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore, në fushën e krimit të organizuar dhe, kryesisht grupet kriminale te trafikimit të narkotikëve, krimeve të rënda me ndikim të lartë shoqëror, krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar, sekuestrimin e aseteve kriminale, me fushë veprimi brenda territorit të Republikës së Shqipërisë”.

LEXO EDHE:  Raporti i DASH, reagon Paloka: Trump i lëshoi raketat për Ramën, tani pritet shpërthimi

Mjafton të lexosh vetëm objektin e marrëveshjes të cituar me lart, dhe do te gjesh menjëherë kundershtinë e saj me Kushtetutën.

Sepse krimi i korrupsionit në bazë të Kushtetutës dhe paketës së ligjeve të reformës në drejtësi është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme dhe Njësisë së Posaçme Hetimore, të cilat sipas nenit 148, pika 4 të Kushtetutës janë të pavarur nga Prokurori i Pergjithshëm!

Pra, ç’punë ka Prokurori i Përgjithshëm, dhe aq me pak Ministri i Brendshëm me luftën kundër korrupsionit, që është objekt i veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme?!

Marrëveshja është në kundërshtim flagrant e të hapur me Kushtetutën!

LEXO EDHE:  Basha një ditë pas “privatizimit” të PD: Ftesa ime sot është për...

Dhe duke iu referuar sërish objektit të saj, pra objektit të marrëveshjes, gjejmë në të një mori lajthitjesh gjuhësore, logjike e juridike! Pra, përveç se një akt antikushtetues, është edhe një akt injorance gjuhësore, logjike e juridike.

Për ilustrim të kësaj injorance skandaloze po citoj : “…krimit kundër korrupsionit dhe atij financiar,”! Formalisht, për të qenë korrekt në aspektin gjuhësor, do të duhej të ishte “kundër krimit të korrupsionit dhe atij financiar”, sepse ashtu si e kanë formuluar injorantët që kanë përgatitur tekstin e marrëveshjes, i bie të konsiderohet krim po të jesh kundër korrupsionit!

Dhe diçka tjetër po për injorantët që kanë hartuar tekstin e marrëveshjes: shkruhet objekt i kësaj marrëveshjeje dhe jo objekt i kësaj marrëveshje!

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here