Marrëveshja Xhafaj-Marku/ Luan Rama: Anti-kushtetuese dhe e frymëzuar politikisht

Aktualitet

Luan Rama, deputet i LSI-së, reagoi sot ne lidhje me marrëveshjen mes Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë së Përgjithshme.

Rama e cilësoi marrëveshjen si në kundërshtim me ligjin dhe Kushtetutën, më konkretisht me nenin 148 pika 4.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Luan Rama tha se Kushtetuta hetimin e korrupsionit apo veprave të rënda nuk ia ka lënë Prokurorisë së Përgjithshme, por Prokurorisë së Posaccme dhe Njësia Hetimore e Posaccme.

Deputeti i LSI tha se ligji dhe Kushtetuta nuk ia njohin të drejtën Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Brendshme hetimin e veprave penale të korrupsionit apo krimit të organizuar.

“SPAK dhe Prokuroria e Posaccme nuk janë krijuar qëllimisht, ndërsa dispozitat kalimtare të drejtat ia kanë kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa Zoti i veprës penale është vetëm Prokurori dhe nuk ka punë as Kryeprokurori dhe as Ministria e Brendshme”, tha Luan Rama.

Sipas tij, marrëveshja është e frymëzuar politikisht, pasi tenton të përfshijë institucione që ligji dhe Kushtetuta nuk i lejon.

“Asnjë marrëveshje nuk mund të dalë mbi Kushtetutën, është një dokument i pavlerë”, tha Luan Rama.

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1861959497150633/

ME TE LEXUARAT