Marrëveshja e kufirit detar/ Shehu: Do të kemi një kosto më të madhe

Kliko per me shume info

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i ftuar në studion e lajmeve të Syri.net, teksa ka komentuar marrëveshjen e bërë midis Shqipërisë dhe Greqisë, për çështjen e kufirit detar, është shprehur se vendi do të ketë një kosto më të madhe pasi pozitat e vendit janë më të këqija se në 2009.

“Marrëveshja e 2009-ës ishte e mirë, u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese për shkak të disa elementëve formalë.

Kliko per me shume info

Tashmë po negociohet dhe kam bindjen se do të kemi një kosto më të madhe, pasi pozitat tona janë më të këqija se në 2009-ën”.

Në vijim Shehu tha se Rama nuk ka bërë asnjë hap pozitiv për vendin ndërkohë që ka renditur dhe hapat negativë të tij.

“Nuk bëri asnjë hap në drejtim të marrëdhënieve me Italinë, ndërkohë që ajo është dera jonë drejt BE. Tensionoi marrëdhëniet me Maqedoninë dhe ndërtoi një marrëdhënie të veçantë me Serbinë, duke humbur rolin e vendit tonë si lider në Rajon dhe këtë rol e morri Serbia”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.