Marrëveshja e detit, flet diplomatja Harxhi: Kotzias-Bushati diskutuan në hotel,si në Iran dhe Sudan

Ish-zv/ministrja e Jashtme Edit Harxhi, e ftuar në News24 diskutoi për marrëveshjen Shqipëri-Greqi, për çështjen e detit.

Diplomatja Harxhi u shpreh se çështja pati mungesë transparence për sa kohë që u diskutua në hotel dhe pa praninë e negociatorëve. Sipas Harxhit dy shtete serioze duhet të diskutonin në tryezë, me grupe negociatorësh.

Kliko per me shume info

“Nëse është arritur marrëveshje kjo është tradhëtia më e madhe që i bëhet shtetit shqiptar. “- u shpreh ish-zv/ministrja e Jashtme.

Sakaq, kaq folur dhe për rolin e opozitës, ku sipas saj duhet të bënte një deklaratë fortë, dhe jo vetëm Partia Demokratike por dhe LSI.

Më shumë nga fjala e diplomates Edit Harxhi:

Shoh qëndrimin popullor, i shoh mjaft të ndjeshëm për çështjet kombëtare, i shoh të prekur.

Nëse është e vërtetë që në një hotel është diskutuar mbi parime të rëndësishme politike, them se në hotele diskutojnë vetëm Irani dhe Sudani. Bisedimet serioze bëhen në tryeza, me grupe negociatorësh. Nëse është arritur marrëveshja kjo është tradhëtia më e madhe që i bëhet shtetit shqiptar.

Do të duhej një VKM për të ngritur grupe negociatore të cilat kalojnë me vendime qeverie. Nuk ka plotfuqi nga Presidenti i Republikës. Kur është negociuar kjo marrëveshje ka pasur negociator që vinin nga arkiva, personalitete sidomos ata të së drejtës civile dhe të detit.

Është gjë tjetër se si përfundoi proçesi. Ka pasur disa opsione, dërgimi i marrëveshjes në Hagë, arbitrazhi ndërkombëtar, gjykata në Hamburg. Në vitin 2010-2011 e kemi diskutuar dhe me studio ligjore për ta cuar në gjykata ndërkombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.