Marrëveshja e detit me Greqinë, Berisha: Kalon vetëm po shkelën mbi trupat tanë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me marrëveshjen e Shqipërisë me Greqinë për çështjen detare.

Teksa ka komentuar për mediat jashtë sallës së Kuvendit deklaratën e ministrit të Jashtëm Nicos Kotzias se ishte rënë dakord me Shqipërisë që Greqisë t’i shtoheshin 12 milje territor detar, Berisha tha se kjo marrëveshje do miratohet nëse kalohet mbi trupat e deputetëve të PD.

Kliko per me shume info

“Nuk bën dot ndërprerje hetimi. Me këtë akt mendojnë se do i shpëtojnë nuk e dinë që po ngjallin një urrejtje dhe zemërim tek shqiptarët. Përjashtoj kreun e grupit parlamentar në mënyrë që të kalojë hajdutërisht dhe të zhduket nga parlamenti pasi ka bërë aktin më të rëndë në historinë 105–vjeçare të këtij vendi. Ka bërë pazarin e kufirit detar me Greqinë, në të cilin ministri i Jashtëm grek thotë se ‘fituam zgjerimin e ujërave me 12 milje’. Të gjithë ata që mendojnë se kjo deklaratë është propagandistike, gënjejnë veten e tyre. Ministri grek e ka deklaratën 100 % të vërtetë. Marrëveshja jonë ishte ajo që të takon në linjën e mesit, në distance të baraslarguar. Marrëveshja e tij është; ‘po të jap thërrime, llokmën po e mbaj për vete’. S’mund ta kalojë atë marrëveshje, pa kaluar mbi trupat tanë. Asnjë cm sdo kalojë. Do e paguaj me çdo çmim”, tha Berisha.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.