Marku nis hetim disiplinor për Dritan Ginën

Nis hetimi për ish-prokurorin e Elbasanit, Dritan Gina, i cili u shkarkua nga Kryeprokurorja Arta Marku. Mësohet se Gina do të hetohet për disiplinë, pasi akuzohet se shkeli urdhrin e Kryeprokurores. Gina refuzoi të zbatojë urdhrin e Kryeprokurores për ndërprerjen e komandimit në Elbasan dhe kthimin në Prokurorinë e Tiranës.

Gjithjashtu, ai nuk pranoi të njoftonte mbledhjen me prokurorët në Elbasan për t’u komunikuar urdhrin e Prokurorisë të Pergjithshëm. Hetimi për të duhet të përfundoje datës 13 mars 2018.

Kliko per me shume info

Dritan Gina ishte prokuror në Prokurorinë e Elbasanit por u shkarkua nga Arta Marku për t’u zëvendësuar nga Ardjan Nezha. Më pas Marku urdhëroi ngarkimin e tij në detyrë në Prokurorinë e Tiranës.

Kujtojmë se shkarkimi i Ginës nga Prokuroria e Elbasanit u shoqërua me përplasje. Asokohe ish-drejtuesi i Elbasanit, Gina dorëzoi në Prokurori një kallëzim për Markun, ku pretendonte se shkarkimi i tij ishte në kundërshtim me ligjin.

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here