Marcelo: Neymar lojtar i madh, një ditë do të luajë me Realin

Sport

Taktikë për të shpërqendruar rivalët në prag të përplasjes së Championsit apo një deklaratë e sinqertë dhe e pamenduar mirë e Marcelos? Mbrojtësi brazilian i Realit të Madridit, në një intervistë për mediat e vendlindjes së tij, i pyetur rreth zërave për transferimin e Neymar në kryeqytetin spanjoll në përfundim të sezonit, u përgjigj:

“Do të ishte diçka e bukur nëse Neymar vjen në Madrid. Mendoj se do të përshtatej në mënyrë perfekte tek ne. Ai është një lojtar i madh dhe futbollistët e mëdhenj duhet të luajnë për skuadrën më të madhe, që është Reali i Madridit. Një ditë Neymar do ta veshë fanellën e bardhë.”

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Marcelo e konsideroi një finale të parakohshme përballjen mes Realit dhe PSG, ndërsa për të ardhmen e Cristiano Ronaldos, u shpreh:

“Nuk besoj që Cristiano nuk është më i lumtur në Madrid. Nëse do të ishte ndryshe, atëherë ai do të luante në një skuadër tjetër. Ronaldo po bën gjithçka për të ndihmuar skuadrën.”/ss/

ME TE LEXUARAT