Ironia e ish-ministrit: Opozita e ka mendjen te zogu, ndërsa qeveria te përgjimet

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani duke iu referuar publikimeve të fundit te videos me protagonist Ervin Salianjin dhe asaj çfarë flitet për përgjimin e dy ministrave të qeverisë “Rama”, ironizon duke thënë se opozita e ka mendjen te “zogu”, ndërsa qeveria te “tenderat”.

Shkrimi Manjanit:

Kliko per me shume info

Hej dreq o pune! Deputetët djathtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “të henksha zogun…”- muhabet opozite!

Deputetët majtas shkëmbejnë mesazhe të tipit: “po tenderi im kur behet”?- muhabet qeverie!

Njerëzit që i zgjodhën deputetët shqyejnë sytë nga ç’shohin aty e ç’u dëgjojnë veshët- muhabet populli!

Po që e do vertetë një reformë ky parlament! Po kush do ta marrë nismën?! Ja, këtu kemi mbetur të gjithë si guakë! Ndaj dhe kemi këtë qeveri…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here