Mamaja i nxjerr “të palarat” live Elvana Gjatës

Prej kohësh tashmë këngëtarja Elvana Gjata po synon tregun ndërkombëtar në muzikë dhe po bashkëpunon me emra të njohur në mbarë botën.

Sot ajo ishte e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” në Tv Klan nga tregoi fillimet në muzikë dhe intervistat e saj ku fliste për gjendjen ekonomike në ato vite.

Kliko per me shume info

Gjatë emisionit këngëtarja po ashtu tha se për shkak të një interviste mamaja e saj Donika ishte mërzitur me të.

“Para shumë vitesh unë kam dhënë një intervistë ku flisja për fëmijërinë time të vështirë dhe gjendjen ekonomike që ishte si e të gjithë shqiptarëve.

Çdo fundjavë në shtëpi gatuhej pulë me patate dhe në shtëpi na vinin njerëz, kushërinjtë, tezet dhe hallat. Unë nga qejfi vija nga kuzhina, bëja sikur bëja ndonjë punë dhe shihja pulën në tavolinë dhe më shkonte goja lëng. Dhe miqtë më shihnin që vija vërdallë dhe më thonin: O Elvana po hajde ha pulë.

Në atë moment mami kthehej nga unë, më shikonte dhe thoshte: Ua Elvana ka ngrënë, ka gjithë ditën që ha, boll ka ngrënë.

Këtë gjë unë e tregova tek intervista dhe kur kthehem në shtëpi shikoj mamin që ishte mërzitur dhe e pyes: Mami çfarë ke?

Dhe ajo më thotë: Lexova intervistën tënde, na nxore fukarenj fare mi gocë, pse ke qenë e varfër ti, kos në frigorifer ke pas, gjalpë ke pas, çfarë do më shumë?”, tregoi Elvana.

Ndërkohë mamaja e Elvanës, Donika tregoi se tashmë Elvana i ndihmon financiarisht, por zbuloi se ajo nuk bën punë shtëpie.

Mamaqi: A ju jep lekë Elvana?

Mami Elvanës: Po, po sigurisht.

Mamaqi: A bën Elvana punë shtëpie?

Mami Elvanës: Çe pyet…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.