Makina godet kalimtarët, përplas për vdekje vjehrrin dhe nusen në Durrës

Aktualitet

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur sot rreth orës 07:48 tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës.

Burime bëjnë me dije se mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 persona (vjehrri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

NJOFTIMI I POLICISE:

Me datë 24.02.2018 rreth orës 07:40, tek Mali i Robit në afërsi të Kavajës, ka ndodhur një aksident me pasojë vdekjen.

Mjeti tip “Toyota” me drejtuese I. P., 30 vjeçe, ka aksidentuar me pasojë vdekjen 2 shtetas (vjehri dhe nusja) shtetasit Xh. F., 69 vjeç dhe E. F., 34 vjeçe.

Gjithashtu është lënduar edhe fëmija i mitur XH. F, 8 vjeç, i cili u transportua në spitalin e Durrësit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve .

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit gjatë drejtimit të mjetit.

Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, ndërsa drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT