Makina del nga rruga në aksin Gjirokastër - Kakavijë, plagoset një grua

Aktualitet

Një aksident është shënuar këtë mëngjes në aksin Gjirokastër-Kakavijë ku një makinë ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka mbetur e plagosur një grua që ishte pasagjere në këtë mjet.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur përballë ish fabrikës së këpucëve, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po lëvizte automjeti.

E plagosura është dërguar në spitalin rajonal të Gjirokastrës, ndërsa policia ka nisur hetimet.

ME TE LEXUARAT