Makina përfundon e përmbysur në lumë, ja si shpëtuan dy personat

Aktualitet

Dy persona kanë shpëtuar për fat vetëm me lëndime të lehta nga një aksident në afërsi të vendit të quajtur Shkalla e Zezë në Tepelene.

Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe makina tip "Ford" ka përfunduar e përmbysur në lumin Drino.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në kohën kur makina doli nga rruga, dy personat që ishin brenda saj janë hedhur nga mjeti.

Ata kanë marrë lëndime të lehta, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit/LajmiFundit.al/

ME TE LEXUARAT