Makina përplas tre kalimtarë në Elbasan, njëri vdes, dy të tjerët çohen me urgjencë në spital

Aktualitet

Një aksident i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Elbasan, ku një mjet ka përplasur tre kalimtarë.

Burime bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur tek rrethrrotullimi i Bradasheshit, teksa si pasojë e përplasjes ka humbur jetën një grua dhe dy të tjerë janë plagosur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës dhe të plagosurve. Forca të shumta policie në vendngjarje kanë nisur hetimet.

Njoftimi i policise:

Më datë 05.02.2018 tek Rrethrrotullimi i Bradasheshit mjeti me targa AA743JA drejtuar nga shtetasi Y.H., 35 vjeç banues në Elbasan ka aksidentuar tre kalimtarë.

Njëri nga këmbësorët ka gjetur vdekjen dy të tjerët janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

 

ME TE LEXUARAT