Vidhnin makina në Fier, kush janë 5 ‘skifterët’ e arrestuar, emra të njohur për Policinë

Kliko per me shume info

Pesë të rinj janë arrestuar nga policia, pas dyshohet të jenë autorë të disa vjedhjeve të makinave.

Policia bën me dije se autorët, të pestë nga Ballshi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin pjesë të ndryshme automjetesh dhe aksesorë makinash në qytetin e Fierit në periudha të ndryshme kohore, si dhe dyshohen si autorë të vjedhjeve të disa makinave.

Kliko per me shume info

EMRAT E TE ARRESTUARVE
1.Mikel Spirakos, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
2.Enea Ymeralilaj, 24 vjeç, i proceduar më parë për plagosje dhe mosbindje të punonjësit të policisë.
3.Kevin Sinanrrapaj, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
4.Gerti Meçanaj, 25 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
5.F.V, 16 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin pjesë të ndryshme automjetesh dhe aksesorë makinash në qytetin e Fierit në periudha të ndryshme kohore, si dhe dyshohen si autorë të vjedhjeve të disa makinave.

Personave iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një makinë tip “Benz” e cila dyshohet të jetë e vjedhur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.