"Mafia e naftës", arrestohet biznesmeni i njohur shqiptar

Aktualitet

Arrestohet në Frankfurt të Gjermanisë, Ardian Xhillari, biznesmeni i shpallur në kërkim për skandalin me naftën virxhin. Arrestimi i Xhillarit është bërë nga INTERPOLI gjerman, pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar. Burime nga policia konfirmuan se Xhillari u arrestua në aeroportin e qytetit gjerman gjatë paradites.

Nafta virxhin, e futur ne treg dhe e shperndare kompanisë kompania Tea Construcion & Petrol hidhej në treg e papërpunuar dhe sipas Prokurorisë i është shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej miliona eurosh si dhe pasoja teknike për automjetet e qytetarëve që janë furnizuar me naftë bruto e cila është tregtuar si cilësore.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pritet të nisin procedurat për ekstradimin e Xhillarit në Tiranë ku do përballet me akuzat e drejtësisë shqiptare. Më herët, po gjatë kësaj të enjte,

Prokuroria e Tiranës kërkoi 15 vite burg për Xhillarin, 5 vite për ish-zv/drejtoreshën e Doganave Lule Njebza si dhe tre vite për Mirarbër Teneqexhi, ish¬drejtori i Doganës së Tiranës, të përfshirë në skandalin e futjes së naftës së papërpunuar në tregun vendas.

Nga hetimet ka rezultuar se në këtë skemë evazioni ishte përfshirë dhe numri dy i Doganës asokohe zonja Njebza, ndërsa në total kanë qenë 4.5 milion litra naftë virxhin e nxjerrë në treg si naftë cilësore. Ky hetim ka zgjatur për dy vite nga prokuroria e Tiranës pas kallëzimit të tatimeve për zhdukjen e 4.4 milionë litra naftë virxhin, ndërsa Xhillari po gjykohet në mungesë pasi prej nëntor 2017 ai është i arrestuar në Zvicër dhe ende nuk është ekstraduar në Shqipëri.

ME TE LEXUARAT