Lubonja: Arrestimet, presion ndaj opozitës dhe fasadë për ndërkombëtarët

Analisti Fatos Lubonja shprehet se arrestimet e disa ish-zyrtarëve të ARRSH ditët e fundit, po bëhen me qëllim qe t’i hidhet hi syve të ndërkombëtarëve dhe për të përfituar mbështetje prej tyre. Por sipas Lubonjës  drejtësia e mirë do të jetë atëhere kur të gjithë të jenë të barabartë përpara ligjit.

“Nuk është problemi se këto dëmtojnë opozitën, unë kam një tjetër këndvështrim e kam thënë hapur, sic thonë romakët, e mira nuk matet me aksionin, me aktin por me qëllimin, dhe nuk e mohoj që njerëzit presin arrestimin e peshqve të mëdhenj dhe po u futën këta duket si e mirë që ja u futën, por varet pse u futën, nëse qëllimi është për të pasur një drejtësi që i trajton të gjithë të barabartë para ligjit, por nëse qëllimi nuk është ky, por është pastrimi i hajdutëve që nuk të lënë ty të vjedhësh, presioni ndaj opozitës që denoncon krimet por edhe një fasadë për ndërkombëtarët që të kesh mbështetje sic mendoj unë që është ky aksion, ky është qëllim i keq”, tha Lubonja.

Kliko per me shume info

Në vijim ai shtoi se po shkojmë në një situatë që ne e kemi përjetuar në vitet ‘90 kur erdhi në pushtet Partia Demokratike  dhe arrestimi i parë ishte i Fatos Nanos për korrupsion, por të gjithë e dimë që se futi për korrupsion.

“Kontrolli, trembja e opozitës, s’është drejtësi, është gjë e keqe se qëllimi është i keq. Është shenjë e qartë që këtu po goditen njerëz që janë të lidhur me një palë, por që ne të shikojmë një drejtësi që vepron kundër traditës që kush ka mazhorancen kontrollon gjithcka, është një drjtesi që është e pavarur nga mazhoranca se nga opozira e dimë ne që janë të pavarur”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.