LSI hidhet në sulm, Vasili: Prokuroria për Krimet e Rënda, vegël në duart e Ramës

Politikë

Deputeti i LSI Petrit Vasili ka reaguar pas vendimit të gjykatës që la në arrest me burg Dashamir Xhikën, ish-kreu i ARRSh-së, i vendosur në këtë post nga LSI në qeverinë “Rama 1”.

“Prokuroria e Krimeve të Rënda tashmë vegël në duart e Kryeministrit, dështoi me akuzat në gjyqin ndaj Z. Xhika, një ish-nëpunes i shtetit dhe sot që pa gdhirë, me urdhër politik shpiku një tjetër akuzë ndaj tij”, shkruan Vasili.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së, kjo prokurori i dha fund besimit të shqiptarëve tek drejtësia.

“Prokurorinë e Ramës, Markut e Xhafës nuk e beson më askush. Prokuroria që nuk lufton drogën e korrupsionin e ministrave është qartazi përkrahëse edhe drogës dhe korrupsionin dhe do të mbulojë diellin me shoshë duke shkelur ligjin me të dyja këmbët për të dënuar një ish-nëpunës vetëm e vetëm për tërhequr vëmendjen nga batërdia qeverisjes kriminale e korruptive që po shkaterron vendin”, thotë ai.

Vasili paralajmëron prokurorët.

“Rama jep urdhra politike, por nuk firmos, ndërsa prokurorët po firmosin dhe po shkelin e dhunojnë ligjin, përgjegjësia për ta është individuale për sot e për mot dhe shpejt a vonë asnjë nuk i shpëton dot kurrë kësaj përgjegjësie”, mbyll reagimin e tij Petrit Vasili.

ME TE LEXUARAT