Lori hoxha ka një mesazh për të gjitha vajzat që s’kanë lindur të pasura

Fashion blogerja e njohur Lori Hoxha, pëlqehet shumë nga vajzat për stilin e saj unik në veshje. Trashëgimtarja e Top Channel edhe pse gëzon një pasuri të madhe, në intervista të ndryshme kemi parë që është një vajzë e thjeshtë dhe me këmbë në tokë.

Jeta e saj luksoze është falë punës së familjes por edhe falë kontributit që ajo po jep tani për bizneset që babai i saj themeloi më parë. Lori mund të jetë shumë e pasur por 24-vjeçarja punon njësoj si çdo vajzë. Këtë gjë ajo e ka treguar edhe në një koment që i ka kthyer një ndjekësi të saj në Instagram.

LEXO EDHE:  Këngëtarja shqiptare përsëri beqare, ndahet nga i dashuri, ja pse
Kliko per me shume info

Ai e ka pyetur: “Cili është mesazhi jot për ato vajza që nuk kanë lindur në pasuri dhe që mundohen të fitojnë çdo gjë në jetë me forcat e veta?” Lori me shumë qetësi i ka kthyer përgjigje:” Bravo i qoftë, të punojnë cdo ditë! Të nisurit nga 10, ndryshe nga 0, nuk do të thotë që nuk duhet punuar çdo ditë. Te gjithë që nuk kanë para duan para, e kush ka para do gjithmonë më shumë para. Do të gënjenin nëse do të thonin ndryshe”.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here