Vettingu, ish-kryeprokurori Adriatik Llalla heq dorë përfundimisht nga drejtësia

Aktualitet

Ish-prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla është larguar tashmë përgjithmonë nga drejtësia shqiptare.

Ai mesohet se ka dorëzuar kërkesën për tu tërhequr nga emerimi ne gjykaten e Apelit. Kerkesa eshte dorezuar ne presidence dhe tek Komisionmet e vetingut gjatë ditës së shtune.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Heqja dore nga emerimi si gjyqtar Apeli, sipas Llalles e perjashton ate edhe nga procesi i vetingut.

Ende nuk eshte e qarte zyrtarisht nese tërheqja nga sistemi i drejtësisë bën që procesi i Vettingut ndaj Llallës të ndërpritet, por për këtë çështje do vendosë Këshilli i Lartë i Drejtësisë nëse Llalla do i shpëtojë apo jo Vettingut për pasurinë dhe integritetin.

Sipas ligjit, Llalla i cili u largua nga detyra e kryeprokurorit dy muaj me pare, duhej ti nenshtrohej vetingut e me pas nese e kalonte ate, kishte te drejte emerimi ne gjykaten e Apelit.

Pikerisht nga kjo e drejte mesohet se LLalla ka hequr dore duke kerkuar qe te mos jete pjese e sistemit te drejtesise./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT